Eko Higjiena

Drita gjashtë vite pa presidentin e tyre historik Selami Osmani “Bezi”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – FC Drita 6 vite më parë kishte mbetur pa presidentin e saj historik, Selami Osmani “Bezi”, pas një sulmi në zemër, i cili kishte ndërruar jetë duke lënë zbrastesirë të madhe si tek familjarët njashtu edhe tek skuadra e tij FC Drita.

Osmani i cili hapi shtigjet e profesionalizmit tek skuadra e Dritë, ai kishte bërë revolucion me “bardh e kaltërtit”, duke importuar për herë të parë futbollist nga rajoni dhe ndërkombëtar dhe duke arritur rezultate kulminante.

Pas luftës nën drejtimin e Osmanit kishte vetëm një emër në futbollin e Kosovës e kjo ishte Drita, e cila arriti të stoliset në vitin 2000/01 me Kupën e Kosovës, dhe 2002/03 me titullin e Kampionit të Kosovës në futboll.

Uji Dea

Qytetarët e shumtë dhe tifozët “Intelektualët” me të drejt sot Osmanin e quajnë ikonë të klubit dhe nuk ka ndeshje që nuk thirret edhe sot pas 6 vitesh emri i tij në shkallët e stadiumit.
“Jam i nderuar së pari nga qytetarët e Gjilanit e më gjerë dhe nga tifozët e klubit “Intelektualët”, që me nderime të mëdha e kujtojnë prindin tim në mënyra të ndryshme, ai ishte pjesë e pandalshme e shumë veprimtarive humane, për çdo njeri që kishte nevojë ai i dilte në ndihmë, ndërsa babai kishte një emër të pazëvendësueshëm në zemrën e tij e kjo ishte FC Drita ai dha gjithçka që pati që të ngritët në piedestalin më të lartë ngjyrat “bardh e kaltër”, për këtë jam shumë krenar që kam pasur një prind të tillë, ne po vazhdojmë me hapa të sigurt që FC Drita të arrijë në majet e futbollit Kosovar e më gjerë”, ka bërë të ditur djali i Selami Osmanit, Endriti.

Në shenjë respekti për kryetarin e tyre tifozët “Intelektualët”, me ngulm kërkojnë që stadiumi i qytetit në Gjilan të bartë emrin e presidentit të tyre historik Selami Osmani “Bezi”.

Nuk ka dyshim se Selami Osmani “Bezi”, është president i përjetshëm i FC Drita, ndërsa për shumë qytetar, sportist e në veçanti për familjarët e Osmanit, kjo ditë është një ditë e rënd por krenare që patën një njeri çfarë ishte Selami Osmani “Bezi”./rajonipress/