United Hospital

Drita fundos Ferizajin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në javën e 24-të, të Superligës së Kosovës në futboll, Drita vazhdon me sukseset pranverore, kësaj radhe “viktimë” ishin futbollistët e Ferizajit të cilët u mposhtën në stadiumin e tyre me rezultat 1-2.

Drita nga 6 ndeshjet pranverore ka arritur 5 fitore, duke qenë skuadra më e suksesshme në këtë etapë të Superligës.

Sipas rasteve futbollistët e Dritës kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola në portën e portierit të Armend Blakqorit, por sulmuesit e saj nuk ishin edhe aq të disponueshëm për lojë.

Vendasit arritën të parët në epërsi në minutën e 26-të, me kokë shënon Qëndrim Dautaj i cili nga 7 metra e mposht Kirievin e Dritës.

Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës barazojnë në minutën e 55-të, Kyrian Nwabueze me gjuajtje precize për tokë nga 17 metra, mposht Blakqorin.

Fundamenti

Kur të gjithë në stadium menduan se kjo ndeshje do të përfundon me rezultat të barabartë, Xhevdet Shabani në minutën shtesë në atë 91 nga 13 metra anash parabolon Blakqorin duke i siguruar tri pikë skuadrës së tij.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, deklaroi.
“Edhe pse ishim në disavantazh në pjesën e parë ne rikthyem rezultatin, kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjerë por edhe ky rezultat na siguroi tri pikë dhe i përgëzoj futbollistët e mijë si për angazhim njashtu edhe për lojë”.

Trajneri i Ferizaj, Bylbyl Sokoli, ka theksuar.
“Drita është ekip shumë cilësor këtë e vërtetoi edhe në ndeshjen e sotme, do të mundohemi në ndeshjet e ardhshme të nxjerrim maksimumin por do të jetë vështirë”.

Në javën e 25-të, Drita është nikoqire e KEK-ut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.