UBT

Drita fituese e Superkupës së Kosovës

/ 1 minutë lexim

Finalja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e vlefshme për Superkupën e Kosovës në pranin e 1200 shikuesve, ka nxjerr fitues Dritën që për herë të parë në historikun e saj bëhet pronare e Superkupës së Kosovës.

Futbollistët nga kryeqendra kanë arritur të parët në epërsi në minutën e 35-të ndeshjes, golin e epërsisë e shënon Makenda nga 23 metra.

Në minutën e 64-të, Fidan Gërbeshi barazon për Dritën nga pika e bardh duke mposhtur Visar Bekën.

RCCOLA

Golin vendimtar të ndeshjes e shënon Betim Haxhimusa në minutën e 82-të, së pari Xhevdet Shabani pason në mënyrë milimetrike e Haxhimusa nga 13 metra gjenë rrjetën e Bekës së vendësve.

Në fund Superkupën e dorëzoi, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me djalin e ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, Gramos Vokrri./rajonipress/