ARKATANA

Drita fiton për të marrë kreun e tabelës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në derbin e javës së 20 të Superligës në futboll në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, skuadra e Dritës me golin e Xhevdet Shabanit ka arrit të mposht Llapin me rezultat 0-1.

Në fushën sintentike të mbuluar me borë gjatë 90 minutave skuadra e Dritës kishte më tepër nga loja duke ju bërë me dije vendësve se nuk do të dorëzohen lehtë në Podujevë.

Në minutën e 19 Leci nga 12 metra godet horizontalen e portierit të Llapit Beqirit

Në fillim të pjesës së dytë në minutën e 49 njëri ndër futbollistët më të mirë të Superligës Xhevdet Shabani nga 14 metra me gjuajtje precize gjen këndin e poshtëm të portierit Beqirit duke sjell gëzim të papërshkrueshëm tek tifozët “Intelektualët” që sot kishin marrë rrugën në këtë mot të ftoftë në Podujevë

FIDANISHTJA

Liridon Leci në minutën e 70 ka mundur shumë lehtë të shënon kurë topi shkonte drejt vijës fatale të portierit Beqiri gol të sigurt shpëton Zeqiri i cili dëbon topin.

Në minutat e fundit të ndeshjes pas një ndërhyrje të palejuar Bujar Shabani e lëndon sulmuesin e Llapit Mirlind Dakun i cili u deshtë të kërkon ndihme në spitalin e Podujevës

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Bekim Isufi deklaroi: “Ishte një fitore shumë e vështirë, por e rëndësishme, arritëm t`i neutralizojmë disa futbollist të mirë të Llapit dhe e kishim pakë më lehtë i falënderohem “Intelektualëve”, për përkrahjen që na dhanë gjatë tërë ndeshjes, ne jemi për t`i gëzuar ata dhe do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen të dëshmojmë se me meritë jemi në pozitën e parë.

Ndeshjen e javës së 21 Drita është nikoqire e Vllaznimit të Gjakovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.