United Hospital

Drita fiton ndeshjen e parë të finales së Play – Offit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në një ambient madhështor në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në praninë e 1500 shikuesve Volejbollistet e Dritës në ndeshjen e parë mposhtën
skuadrën e Skenderait me rezultat 3-1 (25-21, 25-19, 23-25, 25-20).

Në një ndeshje spektakolare volejbollistet e Dritës edhe njëherë dëshmuan se janë fuqi e volejbollit të Kosovës.

Gjatë katër seteve sa u zhvilluan, në këtë ballafaqim u tregua volejboll cilësor, ndërsa në të shumtën e rasteve shikuesit me animin e tyre të zjarrtë këtë ballafaqim e bën shumë atraktiv dhe interesant.

Volejbollistet e Dritës vetëm në setin e tretë nuk u treguan të koncentruara në momentet e fundit pësuan me rezultat 23-25 ndërsa në setin e parë, të dytë dhe të katërt treguan lojë brilante duke i ngritur shumë herë shikuesit nga ulëset e tyre.

HW

Tek volejbollistet e Dritës gjithçka funksionoi siç është më së miri si në servime, pasime, bllokime e gjuajtje, por edhe mysafiret nga Skenderai në disa pjesë të kësaj loje treguan lojë shumë cilësore.

Trajneri i KV Drita Lorik Ilazi pas ndeshjes për “rajonin press” theksoi. “Ishte një lojë shumë e vështirë ky ballafaqim kishte peshën e madhë të tij. Vajzat e mija edhe njëherë treguan se i pret një ardhmëri e madhe në volejboll ndërsa edhe mysafiret treguan forcën e tyre duke dëshmuar se është një skuadër të cilën duhet çmuar shumë”.

Ndeshja e dytë e finales së Play-OFF-it do të zhvillohet të dielën në Mitrovicë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.