Mobi Casa

Drita fiton derbin ndaj Prishtinës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Skuadra e Dritës ka fituar thellë derbin e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll, duke mposhtur Prishtinën me rezultat 3:0.

Almir Ajzeraj shënoi golin e parë në minutën e 47-të, të dytin e realizoi Albin Prapashitca, kurse në minutën e 90-të skuadra nga Gjilani shënoi golin e tretë, me golashënues Kastirot Selmanin.

Uji Dea

Për Dritën është fitorja e parë pas tri barazimeve rresht në elitën e futbollit kosovar.