ARKATANA

Drita fiton derbin e Anamoravës në hendboll

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Befasia ma e madhe e Superligës në hendbollin e Kosovës po vazhdon ende, hendbollistët e Dritës në derbin e Anamoravës kanë mposhtur skuadrën e Zhegrës me rezultat 34-31 (17-11).

Hendbollistët e Dritës në javën e 13-të në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta” në praninë e 350 shikuesve demonstruan lojë brilante duke dëshmuar se me hapa gjigant po rikthejnë namin që ka pasur dikur hendbolli Gjilanas duke mposhtur skuadrën e Zhegrës me rezultat 34-31.

Edhe pse ishin temperaturat polare hendbollistët e Dritës në pjesën e parë treguan hendboll cilësor të prirë nga hendbollisti Rinor Selmani i cili në ndeshjen e sotme shënoi 9-të gola.

Në pjesën e dytë hendbollistët e Zhegrës bën përpjekje të anulojnë epërsinë e “bardh e kaltërve” të Dritës por nuk e arritën.

ARKATANA

Hendbollisti më i mirë i derbit të Anamoravës Rinor Selmani pas ndeshjes deklaroi.
“Ishte një ndeshje mjaft e fort edhe njëherë treguam se së bashku mund të arrijmë atë që synojmë, jam shumë i lumtur për golat e shënuar ndërsa dëshmuam se me plot meritë jemi në pozitën e dytë”.

Nga 13-të ndeshje skuadra e Dritës ka tubuar 19-të pikë aq sa kanë pozitat e 2, 3 dhe 4.

Në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor hendbollistët e Dritës do të jenë nikoqirë të Kastriotit të Ferizajit e cila ndeshje do të zhvillohet në fund javën e ardhshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.