GRANDEMALL

Drita ende nuk e ka shqyrtuar dorëheqjen e Arbnor Morinës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Arbnor Morina ka dhënë dorëheqja nga posti i kryetrajnerit të Dritës. Për rajonipress Morina tha se dorëheqjen ia ka dorëzuar Ismajl Rashitit. Rashiti ndërkaq tha se dorëheqjen e Morinës e ka marrë vetëm gojarisht dhe se ende nuk janë takuar kryesia për ta shqyrtuar atë.

Thotë se i ka paralajmëruar me kohë për telashet që mund të ndodhin në ekipin e Dritës. Arbnor Morina tashmë e ka ofruar dorëheqjen tek kryetari i Dritës Ismajl Rashiti. “Problemet që janë duke na përcjell qe disa javë radhazi i kam paraqitur te kryesia e klubit, por asgjë nuk kanë ndërmarr për t`i evituar këto. Prandaj unë kam paraqitur dorëheqjen time dhe nuk jam më trajner i Dritës” u shpreh Morina menjëherë pas takimit Drita – Besa .

Hidromorava

Ismajl Rashiti kryetar i Dritës i kontaktuar nga rajonipress tha se nuk jemi takuar ende edhe pse dorëheqjen e kam marrë vetëm gojarisht nga Morina. “Kryesia duhet ta shqyrtojmë dorëheqjen sepse ende nuk i di arsyet “ tha Rashiti.

Arbnor Morina ndërkaq i kontaktuar nga rajonipress vetëm tha se dorëheqjen i`a ka ofruar kryetarit të Dritës, kurse për gjëra të tjera tha se do të prononcohet më vonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.