UBT

Drita eliminohet nga Legia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në stadiumin “Armata Polake” në Varshave të Polonisë, Drita ka zhvilluar ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës me skuadrën Legia duke pësuar me rezultat 2-0.

Edhe pse pësuan humbje “bardhekaltërtit” e Dritës zhvilluan ndeshje mjaft të mirë duke qenë e barabartë me skuadrën tejet të fortë siç është Legia e Varshavës.

Futbollistët e Dritës mjaft mirë u mbajtën gjerë në minutën e 24-të, kur me kokë Wszilk shënon nga 10 metra, duke sjell skuadrën e tij në epërsi në 1-0.

Tre minuta para përfundimit të ndeshjes Pekhart me kokë shënon duke e gjetur të pa përgatitur mbrojtjen e Dritës për të quar rezultatin në 2-0.

Uji Dea

Futbollistët e Dritës në pjesën e dytë u treguan ma aktivë drejt portës Polake, por ishin të pafuqishëm për të shënuar.

Rastin më të mirë në fund të ndeshjes futbollistët e Dritës e patën 5 minuta para fundit të ndeshjes, por Festim Alidema gjuan drejt në duart e portierit Boruc.

Me këtë ndeshje skuadra e Dritës mbyll aventurën evropiane duke u bërë skuadra e vetme kosovare që luan gjerë në rrethin e tretë të Europa Ligës./rajonipress/