Mobi Casa

Drita e “shkatërron” Vllaznin e Pozheranit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në javën e 6-të, të Superligës së Kosovës skuadra e Dritës si udhëtuese në stadiumin e qytetit në Gjilan ka demoluar skuadrën e Vëllaznisë së Pozheranit e cila ndeshjen e ka zhvilluar si vendëse më rezultat 0-4.

Për futbollistët e Vëllaznisë pjesa e dytë ishte fatale pasiqë futbollistët e Dritës nuk treguan aspak mëshirë për fqinjët e tyre nga Pozherani, gjatë 45 minutave të dytë në radhët e Dritës gjithçka funksionoi siç duhet.

Në pjesën e parë u tregua futboll tejet i dobët, ndërsa në disa momente futbollistët e Vëllaznisë ishin më të mirë se ata të Dritës, gjatë kësaj periudhe u krijuan dy gjysmë raste, Xhevdet Shabani i Dritës dhe Alban Rexhepi i Vëllaznis tentuan të rrezikojnë portat kundërshtare, por pa sukses.

Kaptin e veçantë ishte pjesa e dytë, Livoreka në minutën e 58-të, depërton por ndalet në mënyrë të palejuar dhe akordohet penallti, ndërsa i sigurt e ekzekuton Fidan Gërbeshi për të hap serinë e golave.

Dhjetë minuta më vonë sulmuesi i krahut, Përparim Livoreka, bukur harkon e me kokë edhe më bukur Xhevdet Shabani nga 7 metra tund rrjetën e portierit, Jasir Bajramit për 2-0.

ARKATANA

Fundi i ndeshjes për futbollistët e Vëllaznisë ishte fatal, në minutën e 85-të, Xhevdet Shabani harkon mirë duke gjetur Kastriot Rexhën e ky i fundit nuk e patë vështirë të ngrit epërsinë në 3-0.

Agonia e musafirve vazhdon ndërsa këtë e shfrytëzojnë futbollistët e Dritës, një minutë më vonë në atë 86-të, Shabani edhe njëherë harkon nga 14 metra e Livoreka nga afërsia vulos këtë takim jo të barabartë.

Arbitri i kësaj ndeshje ishte Besfort Kosumi nga Fushë Kosova i cili me autoritet ndau drejtësinë e kësaj ndeshje.

Në ndeshjen e ardhshme futbollistët e Dritës në mesjavë zhvillojnë ndeshjen me rivalin e qytetit Gjilanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.