UBT

Drita e përcjell me pesë gola Vushtrrinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët e Dritës në ballafaqim me skuadrën e Vushtrrisë treguan forcën e saj duke e mposhtur në çdo element gjatë 90 minutave.

Futbollistët e Dritës në fund të ndeshjes skuadrën mysafire e përcjellën me 5 gola të shënuar në portën e Manxhollit.

“Bardh e kaltërtit” e Dritës me gjysmë force arritën ta shpartallojnë mbrojtjen mysafire, ndërsa serinë e golave e hap në minutën e 20-të, Cardoso pasi më herët shërbehet mirë nga Krasniqi.

Në minutën e 39-të, pas tollovisë së krijuar Vinicius shënon në portën e tij për rezultatin 2-0.

Sulmuesi Betim Haxhimusa në minutën e 51-të, realizon nga afërsia i cili asistohet nga Albin Krasniqi 3-0.

FIDANISHTJA

Futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme Xhevdet Shabani pas një aksioni të mirë të krijuar nga ai, gjuan nga këndi harkon por topi merr kahje të çuditshme godet pingulen dhe gjen rrjetën kundërshtare 4-0.

Mysafirët golin e nderit e arrin në minutën e 81-të, nga pika e bardhë i pa gabuar ishte Matheus për të zbutur disfatën në 4-1.

Betim Haxhimusa edhe njëherë në këtë ndeshje shënon në minutën e 85-të për ta përfunduar me rezultat 5-1.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka deklaruar.
“Këtë ndeshje e fituam me meritë, duhet të kemi kujdes se nuk ka ndeshje të lehta kampionati është shumë i gjatë por këtë ndeshje e menaxhuam mjaft mirë dhe fituam tri pikë tejet të rëndësishme”.

Drita nga 8 javët e zhvilluara ka tubuar 17 pikë e cila i prin tabelës fal golaverazhit më të mirë, ndërsa në javën e IX do të jetë mysafire e Drenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.