ARKATANA

Drita e pastër si”loti” në barazh

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjatë 24 orëve të fundit është quar shumë pluhur se KF Drita do të largohet nga Superliga pas ankesës së bërë të KF Istogu në Komisionin e Garave me dyshim se dy futbollistë të Drenicës nuk kanë pasur të drejt loje në javën e 33-të të zhvilluar në Skenderaj në mes Drenicës e Istogut.

Siç dihet Istogu me humbjen në ballafaqim me Drenicën kishte humbur statusin e Superligës, por ajo kishte bërë ankesë se dy futbollistët e Drenicës, Endrit Maloku e Muharrem Musa nuk kanë pasur të drejt të paraqiten në këtë takim.

Komisioni i garave sot ka refuzuar ankesën e Istogut duke vërtetuar se dy futbollistët kanë pasur të drejt loje sipas komisionit të garave.

Komisioni i garave ka vërtetuar sipas protokoleve se futbollisti Endrit Maloku ishte ndëshkuar me kartona të verdhë në javët16,19,20,21 dhe 23 ndërsa ka pushuar në javën e 24.

FIDANISHTJA

Futbollisti tjetër i Drenicës Muharrem Musa ishte ndëshkuar në javët 11,15,17,20 e 21 ndërsa ka pauzuar në javën e 22 -të, po ky futbollist ishte ndëshkuar në javët 25,26,29 dhe 32, ndërsa plotësisht ka pasur të drejt të aktivizohet në javën e 33-të.

Me këtë vendim të Komisionit të Garave edhe zyrtarisht KF Istogu përfundimisht largohet nga Superliga e Kosovës në futboll.

Drejtori i KF Drita, Burhan Rashiti pas vendimit të Komisionit të Garave ka deklaruar,” Komisioni ka verifikuar çdo detal duke marrë vendim të drejtë të gjendjes faktike, ne si klub në asnjë moment nuk kemi dyshuar se gjithçka është në rregull gjithmonë humbësi ka të drejt të ankohet por duhet pasur argumente neve na mbetet që sa më mirë të përgatitemi për sfidën e barazhit ndaj Flamurtarit”.

Futbollistët e Dritës ndeshjen e barazhit do ta zhvillojnë në Drenas në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ me 2 Qërshor./rajonipress/