Fundamenti

Drita e pamëshirshme ndaj Feronikelit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollistët e Dritës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, kanë demoluar skuadrën e Feronikelit me rezultat 0-5.

Me këtë fitore Drita ka barazuar pikët me rivalin lokal Gjilanin duke ndarë pozitën e dytë me nga 52 pikë. Serin e golave në këtë përballje të pabarabartë e hapi në minutën e 15-të, Marko Simonovski i cili nga afërsia shënon për 0-1.

Dhjetë minuta më vonë në minutën e 25-të, Almir Kryeziu më goditje precize ngrit epërsinë në 0-2. Në minutën e 34-të, Hamdi Namani me mjeshtri ngrit epërsinë në 0-3 nga një sulm i mirë i organizuar.

Fundamenti

Katër minuta më vonë, Marko Simonovski shënon golin e tij të dytë personal duke ngrit epërsinë në 0-4. Mesfushori Muharrem Jashari në minutën e 70-të, shënon gol mjaft të bukur, për rezultatin përfundimtar 0-5.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes deklaroi. “Në këtë ndeshje skuadra ka pas një seriozitet të madh, kur respekton kundërshtarin – respekton edhe vetën. Rezultati na mundësoj që ti aktivizoj disa lojtar të rinjë të cilët janë pjesë e ekipës së parë.

Objektivi jonë në Superligë është që ndeshjet ti marrim një nga një, ndërsa fokusi ynë tani është ndeshja e kthimit në Kupën e Kosovës kundër Ramiz Sadikut”. Në javën e 29-të Drita është udhëtuese në Podujevë për tu takuar me Llapin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.