Mobi Casa

Drita e pafat pëson në minutat e fundit në Skenderaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollistët e Dritës ndeshjen e javës së IX-të, e zhvilluan në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me Drenicën, duke ndarë pikët me rezultat 1-1.

Futbollistët e Dritës në këtë ballafaqim ishin të pafat, pasi në minutat e fundit skuadra e Drenicës barazon rezultatin në 1-1, duke ja mohuar arkëtimin e tri pikëve të mëdha.

Futbollistët vendas nëpërmjet Hamitit rrezikuan të parët në minutën e 12-të, por portjeri Darko Tofilovski shpëton portën e tij.

Skuadra e Dritës arrin në epërsi në minutën e 38-të, së pari Emini harkon e me kokë nuk e pati të vështirë të shënon Gilberto Fortunato.

Gol të sigurt vendasit shpëtojnë në minutën e 42-të, pas gjuajtjes së Bunjamin Shabanit por nga vija fatal e portës topin e largon Pasoma.

Mobi Casa

Në minutën e 72-të, Hamdi Namani i Dritës gjuan furishëm por pret portieri i Drenicës, Arion Ymeri.

Kur të gjithë menduan se tri pikë skuadra e Dritës do ti merr në Gjilan, në minutën e 89-të Diar Prokshi këtë dëshirë ja mohon skuadrës së Dritës duke barazuar rezultatin në 1-1 por fajtor për këtë gol kishte portieri Tofilovski i cili nuk ishte edhe shumë i vëmendshëm.

Portieri nga Bullgaria, Darko Tofilovski gjatë IX javëve të zhvilluara nuk ka treguar siguri të madhe në portën e Dritës duke bërë gabime fillestare dhe këto gabime i kanë kushtuar me pikë “bardhe kaltërve” të Dritës.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka theksuar.
“Kemi humbur dy pikë mjaft të vlefshme, për të fituar ndeshjen duhet bërë më shumë dhe duhet pasur motiv, kjo na mungoi në këtë ballafaqim”.

Drita në javën e X e pret derbi i javës ku do të takohet me Ballkanin e Suharekës në Gjilan./rajonipress/