Fundamenti

Drita e pafat importon një pikë nga Gjakova

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Futbollistët e Dritës javën e 10-të e zhvilluan në Gjakovë me Vllaznimin, duke ndarë pikët me rezultat 1-1.

Njeherit kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit të Vllaznimit, Ismet Munishit ndaj Dritës pas largimit të tij nga kjo skuadër.

Leutrim Kryeziu ka mundur në minutën e 90-të, ta vulos fatin e kësaj ndeshje i vetmuar në portën e zbrazët gjuan jashtë portës së portierit Muhaxheri.

Futbollistët e Vllaznimit në epërsi kalojnë në minutën e 7-të, kur Bardhoku nga largësia gjuan furishëm ndërsa portieri Halimi nuk ishte i kujdesshëm dhe topi futet në rrjet.

Futbollistët e Dritës reagojnë shumë shpejt në minutën e 13-të, qendërmbrojtësi Ardian Limani me kokë barazon në 1-1, duke qenë njiherit edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.

Vllaznimi ka mundur shumë lehtë të shënon në minutën e 40-të, Gashi i vetmuar gjuan drejt në duart e Halimit.

Me të filluar pjesë e dytë, Xhevdet Shabani gjuan mirë afër portës duke lëshuar rast ideal për shënim.

Fundamenti

Mesfushori i Dritës, Endrit Krasniqi në minutën e 84-të, me një goditje shumë të bukur nga rreth 30 metra, godet shtyllën e Muhaxherit.

Arbitri i kësaj ndeshje Gramos Shala në pranin e 2500 shikuesve e udhëhoqi me autoritet ndeshjen.

Pas ndeshjes Milaim Zuzaku trajneri i Dritës i dëshpëruar deklaroi

“Ne duhet të fitojmë edhe jashtë fushës sonë, nuk jam i kënaqur me rezultat po krijojmë raste por nuk po shënojmë por neve na mbetet të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”.

Tekniku i Vllaznimit Ismet Munishi theksoi: “Drita ka skuadër të mirë me individ të mirë, epilogu i ndeshjes për mua është real, jam i kënaqur me futbollistët e mijë në një ambient të mirë sportiv të cilët krijuan tifozët e Vllaznimit dhe “Intelektualët”, të cilët kam raporte shumë të mira”.

Në ndeshjen e ardhshme Drita takohet me Trepçën ’89 në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.