Fundamenti

Drita e pafat barazon kundër Llapit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët e Dritës në derbin e javës së V-të, shumë lehtë kanë mundur të kthehen me pikë të plota por në minutat shtesë futbollistët e Llapit barazojnë rezultatin.

Futbollistët e Llapit në sulmin e parë arrin të shënojnë golin e tyre, Kastriot Selmani në minutën e 5-të, arrinë lehtësisht ta mposht Tofiloskin e Dritës.

Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës treguan lojë të bukur dhe në minutën e 50-të, Xhevdet Shabani harkon nga 25 metra e më së miri gjendet mbrojtësi Liridion Leci i cili i ndërron kahjen topit duke e dërguar topin në rrjetën e portierit Bledar Hajdinit.

Futbollisti brazilian Fortunato ka mundur shumë lehtë të shënon në minutat 66 e 68, së pari me kokë i papenguar gjuan mbi horizontale ndërsa dy minuta më vonë nga 22 metra i pa penguar gjuan afër shtyllës pingule.

GRANDEMALL

Futbollisti Brazilian gabimet e tij i përmirëson në minutën e 86-të, së pari Cuculi i pason një top të thellë nga mesfusha me shpejtësi Fortunato hyn në zonë të rreptësisë dhe nga 13 metra e mposht Hajdinin e Llapit për të realizuar për 2-1.

Kur të gjithë shikuesit pritnin që skuadra e Dritës do të del fituese nga ky derbi në minutat shtesë Zabërgja gjuan nga 30 metra furishëm portjeri Tofiloski nuk e kap topin mirë i rrëshët nga dora e këtë pakujdesi e shfrytëzon Behar Maliqi duke barazuar rezultatin në 2-2.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Gjatë 90 minutave kishim më tepër nga loja, shënuam dy herë ndaj kundërshtarit të fort por nga një pakujdesi e jona futbollistët vendas arritën të shpëtojnë një pikë, është ky nji mësim për ne pasiqë kampionati po sa ka filluar dhe ka shumë ndeshje për tu zhvilluar”.

Në javën e VI-të, Drita do të jetë nikoqirë i Trepces’89./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.