Drita e njofton Ballkanin me humbjen

Skuadra e Dritës ka mposhtur kampionin e Kosovës, Ballkanin, me rezultatin 0:2. Në ndeshjen kryesore të javës, të zhvilluar në Drenas, “bardhekaltërtit” e Dritës me plot meritë kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund Golin e parë në ndeshje e shënoi Marko Simonovski në minutën e 31.
Në minutën e 59, Ajzeraj ndalet në menyrë të palejuar brenda zonës së 16 metershit, ku gjyqtari akordon penallti.
Nga pika e bardh i pa gabuar ishte Besnik Krasniqi, duke dyfishuar rezultatin 0:2.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 11 pikëve në pesë ndeshje të zhvilluara. Në xhiron e shtatë, Drita e zhvillon derbin e qytetit ndaj Gjilanit./rajonipress/