UBT

Drita e nis me fitore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues: 500. Gjyqtarë: Kosumi – Muhadri – Sekiraqa – Shuleta. Shënues: Kastrati 23’, – Shillova 45’, Limani 66’, Hyseni 50’, Kurtishaj 70’. Kartoni i verdhë: Latifi, Kastrati, Shillova, Kelmendi. Drita – Trepça ’89 3:2 (2:0)

Drita: Latifi, Kastrati, Haliti, A. Limani, Shillova (Murati), Syla, Kelmendi, Osmani, M. Limani (Baxhuku), Ajdari, Gashi (Byqmeti). Trajner: Sedat Pajaziti.

Trepça 89: Manxholli, Turku (Idrizi), Bekteshi, Izmaku, Peci, Mustafa, Potoku, Baliqi, Kurtishaj, Hyseni, Lushtaku. Trajner: Faredin Duraku.

Drita nga Gjilani me ndryshime në ekip dhe me kryetrajnerin e ri, Sedat Pajaziti, ia ka dalur të shënoj një fitore të vlefshme ndaj mëtuesit për pozitën e parë , Trepçës 89. Vendasit kanë shënuar që në minutën e tetë, kur Kastrati me një gjuajtje nga 23 metra ka qëlluar këndin e epërm të djathtë të Manxhollit. Tre minuta më pas, mysafirët kanë fituar një penalti me motivacion se Hyseni u pengua nga Osmani. Peci gjuajti nga pika e bardhë në këndin e poshtëm të djathtë, por Latifi e kuptoi qëllimin e tij.

Gjatë kësaj periudhe të lojës të dy ekipet kanë mundur të shënojnë së paku edhe nga tre gola, por portierët ishin në nivel të detyrës. Në përmbyllje të pjesës së parë, Shillova i vendasëve ka shënuar një gol mjeshtëror, kur pasi i është shmangur një mbrojtësi, me volej ka qëlluar topin dhe e ka dërguar në këndin e poshtëm të djathtë.

Mobi Casa

Me të nisur pjesëloja e dytë vendasit kanë pësuar një gol të lehtë, ngase vetë u ngatërruan në brendi dhe në tollovinë e krijuar më së miri u gjet Hyseni, që e dërgoi topin brenda vijës fatale. Vendasit ia dolën sërish të shënojnë në minutën 66, kur pas një kundërsulmi të shpejtë Osmani e gjeti Limanin e ky me një gjuajtje të saktë sërish i dha ekipit të vet epërsinë prej dy golave. Nuk shkuan katër minuta dhe sërish mysafirët shënuan, pasi Kurtishaj shpërtheu nga e djathta dhe kur harkoi Haliti e mashtroi portierin e vet sa për të pësuar gol.

Deri në fund të ndeshjes ishte Drita që pati një rast të mirë, por pas harkimit të Limanit, Gashi e qëlloi topin me kokë, për që në vend të rrjetës, topi u përplas për shtylle.

Thanë pas ndeshjes:

Sedat Pajaziti (Drita): “Shikuesit u kënaqën me atë që panë. Ne patëm një pjëslojë të parë të mirë, por pak u lodhëm në pjesën e dytë. Kemi skuadër të mirë dhe pritet të komponohemi edhe më mirë, kurse doli se Drita shumë pak ka luajtur në fushë gjatë fazës përgatitore”.

Fehredin Duraku *Trepça ’89: “Luajtëm hapur, por nuk ishim në nivel. Mbrojtja e jonë u zu e fjetur dhe nuk u këndellëm. Ne e kemi lojën tonë, por duhet t’i përmirësojmë gabimet. Të jem vetëkritik, patëm oscilime në lojë”. /rajonipress/