Drita e largon Prishtinën nga kreu për titull
Në derbin e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll në mes Dritës e Prishtinës, ndeshja është përmbyll me rezultat 1-1.
Skuadra e Dritës edhe njëherë dëshmoi se aksidentalisht është larguar për titull në këtë kampionat, edhe pse me lojë të mirë dhe raste të panumërta për gjatë 90 minutave nuk arriti më tepër se një pikë.
Në shkallët e stadiumit të qytetit të Gjilanit të cilët ishin mbledhur rreth 1500 shikues, me atë se qka treguan dy skuadrat u ndan të kënaqur.
Me këtë barazim Prishtina dukshëm i ka zvogëluar gjasat për titull të kampionit, pasiqë kanë mbetur gjerë në fund edhe tri ballafaqime.
Në minutën e 4-të, Endrit Krasniqi gjuan furishëm pranë portës.
Një minutë më vonë në minutën e 5-të, Armend Thaqi gjuan nga ndërprerja por pranë pingulës së Kirievi.
Në minutën e 12-të, Endrit Krasniqi ndalet në zonë dhe me të drejt arbitri, Selim Isufi, akordon në pikën e bardh e këtë më së miri e shfrytëzon Fidan Gërbeshi i cili ishte i pa gabuar, 1-0.
Në minutën e 25-të, Armend Thaqi pengohet në zonë kërkohet penalti por kështu nuk mendon Isufi.
Në minutën e 56-të, Armend Thaqi në mënyrë milimetrike e gjenë Makendën i cili barazon 1-1.
Në minutën e 67-të, Khalid gjuan me kokë por godet pingulen e Kirievit të Dritës.
Në minutën e 76-të, Pevqeli gjuan me kokë nga 10 metra por pranë pingulës së Dritës.
Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Wabueze në minutën e 90-të, ku i vetmuar gjuan por gol të sigurt mbron portieri Visar Beka i Prishtinës.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksua.
“Futbollistët dhanë maksimumin e tyre, ne ishim më të mirë në pjesën e parë, Prishtina në të dytën”.
Trajneri i Prishtinës, Miriel Josa, ka deklaruar.
“Bëmë përpjekjet tona gjatë ndeshjes, nuk shkoi ashtu siç menduam duhej të ishim më të qetë në pasime dhe në sulm, ndërsa në tri ndeshjet e mbetura mbetet të shohim se çka do të ndodhë”.
Në javën e 31-të, Drita është mysafire e Feronikelit, ndërsa Prishtina takohet me Llapin./rajonipress/


