Drita dhe Vavalis ndajnë rrugët
Gjilan – FC Drita ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Akis Vavalis, me një marrëveshje të dyanshme.
Humbja kundër Prishtinës dhe forma jo e mirw e klubit në ndeshjet e fundit, ka bërë që palët të gjejnë një zgjidhje për të mirën e klubit.
Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës. Klubi i FC Dritës, e ka falënderuar trajnerin Vavalis dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe.