United Hospital

Drita dhe Manfredi, të lumtur në “atdheun e Hajdit”

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Bota është e madhe, por fati për tu njohur dhe për të jetuar të lumtur, e me vlerë, ekziston gjithherë. Ja, si në rastin e Dritës dhe Manfredit.

albinfo.ch: Cilat kanë qenë përshtypjet e para për njëri tjetrin ?

Drita: Manfredi ka një qëndrim plot respekt.

Manfred: Drita reflektonte besim dhe pozitivitet. Dhe është gjithnjë e tillë.

albinfo.ch: Në një shtëpi jetojnë të lumtur dy njerëz me dy kultura të ndryshme; a është përherë fati me ju?

Drita: (buzëqeshë) Po, është e vërtetë, ne përshtatemi me njëri tjetrin.

Manfred: Kështu siç thotë gruaja ime.

albinfo.ch: Ku ndjeheni më rehat ?

Drita: në të kaluarën mendoja se kurrë nuk mund t`a lë Kosovën, por koha i ndryshoi të gjitha, prej se jam dashuruar në bashkëshortin tim Manfredin, më pëlqen të jetoj në Zvicër, dhe mendoj se kurrë nuk mund të largohem nga Zvicra. Këtu ndjehem mirë, përshtatem.

Manfred: Ne ndjemi rehat këtu, të lumtur dhe të angazhuar.

albinfo.ch: Çfarë të pëlqen ty në Zvicër, e çfarë atij në Kosovë?

Drita: Zvicra më pëlqen shumë, ndjehem mirë dhe e integruar. Këtu respektohet edhe kultura ime. Zvicra është mirë e organizuar.

Manfred: Mua më pëlqen shumë Kosova, dhe kultura kosovare, njerëzit janë të përzemërt, përshëndesin gjithnjë. Të bëjnë të ndihesh mirë dhe i mirëseardhur.

albinfo.ch: Ku i bëni pushimet ?

Drita: Në Kosovë por edhe në vende të tjera.

Manfred: sikur se tha bashkëshortja ime, ne i bëjmë pushimet së bashku dhe vizitojmë vende të ndryshme.

albinfo.ch: Është vështirë të mësosh kulturat tjera ?

Drita: thuhet “në Romë, si romakët”, mirëpo në Zvicër, nëse jeton me besim të mirë, ke mundësi të mira integrimi, por edhe kulturat tjera janë të respektuara. Unë jam e lumtur këtu.

HW

albinfo.ch: A ju preokupon varfëria në Kosovë?

Drita: Po, mua më preokupon shumë, sepse varfëria është e vështirë për vendasit e mi. Por ne shpresojmë se e nesërmja është më e mirë. Ne kemi pasur një luftë, nuk është e lehtë të pasurohesh shpejt. Ne i humbëm të gjitha në luftë, tash shpresojmë se po vijnë kohë më të mira për ne. Zvicra ka ndihmuar shumë në Kosovë.

albinfo.ch: Çfarë mendimi keni pasur dikur për kosovarët e çfarë tani?

Manfred: Në çdo popull ka njerëz të mirë e të këqij. Mua gjithnjë më ka pëlqyer bujaria e kosovarëve “Bukë e krypë e zemër!”.

albinfo.ch: Çfarë mendimi keni pasur për Zvicrën dikur e çfarë tani?

Drita: Për Zvicrën kam pasur përherë mendim të mirë. Alpet zvicerane më kanë fascinuar gjithmonë. Është Atdheu i Hajdit !

albinfo.ch: Mediet po shkruajnë keq për shqiptarët. Çfarë mendoni për këtë dukuri?

Drita: Nuk është fare mirë. Ky fakt më mërzit shumë

Manfred: Nuk bën t`i përgjithësohen gjërat, të futen të gjithë në një vorbë.

abinfo.ch: Kulturat, mësohen lehtë ?

Manfred: Kulturat kanë diçka të përbashkët: Njerëzinë

Drita: Kultura dhe gjuha mësohen me dashuri e durim

albinfo.ch: Dëshirat tuaja?

Drita: Gjithnjë së bashku, me dashuri e shëndet

Manfred: Së bashku e me shëndet të mirë.

E duan vendin e njëri-tjetrit

Drita: Zvicra më pëlqen shumë, ndjehem mirë dhe e integruar. Këtu respektohet edhe kultura ime. Zvicra është mirë e organizuar.

Manfred: Mua më pëlqen shumë Kosova, dhe kultura kosovare, njerëzit janë të përzemërt, përshëndesin gjithnjë. Të bëjnë të ndihesh mirë dhe i mirëseardhur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.