Fundamenti

Drita deklason Feronikelin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në stadiumin e qytetit në Gjilan, të cilin barin e kishte mbuluar “lloçi”, është zhvilluar ndeshja më interesante e rrethit të tret të DigitALB Kupës e Kosovës në futboll, në mes dy skuadrave më të mira në Superligën e Kosovës asaj të Dritës dhe Feronikelit nga Drenasi.

Në fushën e rënduar nga balta në 45 minutat e parë nuk u zhvillua ndonjë lojë e mirë, kryesisht aksionet e dy skuadrave përfundonin në gjysmë fushat e kundërshtarit.

Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës u treguan skuadër mjaft e rrezikshme, në fillim të minutës 46-të, sulmuesi më i mirë tek “bardh e kaltërtit” e Dritës, Xhevdet Shabani, përfiton nga gabimi i Doshlakut i cili nga 7-8 metra gjen rrjetin e portjerit, Faton Malokut.

Futbollisti këmbëshpejtë, Astrit Fazliu, pas një dueli me Prekazin del fitues pason topin nga 18 metra gjen Kastriot Rexhën i cili nga
3-4 metra shënon për 2-0.

Mobi Casa

Aventurën e futbollistëve të Feronikelit që të bëjnë diçka më tepër i shuan rezervisti Leutrim Kryeziu, i cili zëvendësoi Xhevdet Shabanin dhe shënon, së pari Krasniqi gjuan nga 18 metra Maloku mbron por shkurtazi gjerë te Kryeziu i cili nuk e pati vështir të shënon për 3-0.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Bekim Isufi, deklaroi:”Vështirë është ta parashikosh ndeshjen me një skuadër çfarë është Feronikeli, pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në pjesën e dytë shpërthyem pas shënuam golin e parë, mendoj se kjo ndeshje ka qenë finale para finalës”.

Ndërsa homologu i Isufit, Zekirja Ramadani, theksoi.
“Duhet kuptuar se futbolli nuk luhet vetëm 45 minuta por 90 minuta, pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në pjesën e dytë Drita ishte më e mirë, ne këtu mbyllim aventurën tonë për Kupë dhe më vjen keq për këtë”.

Ndeshjen e drejtoi arbitri nga Prishtina, Besfort Kosumi, ndërsa ndeshjen e përcollën rreth 1000 shikues./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.