Mobi Casa

Drita bën histori, kualifikohet në raundin e tretë në Europa League

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Skuadra e Dritës në stadiumin në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ka mposhtur skuadrën e Sileksit nga Kratova me rezultat 2-0, duke u kualifikuar në raundin e tretë ku do të takohet me skuadrën e famshme Legia të Varshavës së Polonisë.

Futbollistët e Dritës gjatë tërë takimit ishin më të mirë se kundërshtari i tyre duke e mposhtur si me rezultat poashtu edhe me lojën e paraqitur.

Edhe pse u qu shumë pluhur se futbollistët të nacionalitetit Serb nuk do të paraqiten në këtë ndeshje, ata megjithatë u paraqiten në ndeshje.

Futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme padyshim ishte Hamdi Namani, i cili fiton penallti tek goli i parë, ndërsa në të dytin gol ishte asisiti i tij milimetrik i cili u konvertua në gol.

UBT

Në minutën e 48-të, Namani depërton në zonë pengohet brenda 16 metërshit duke fituar penalti, ekzekutimin e penaltisë e konkretizon me gol Fidan Gërbeshi për rezultatin 1-0.

Në minutën e 80-të, Hamdi Namani pason bukur gjerë te kapiteni i tij Ardian Limani i cili shuan shpresat e skuadrës së Sileksit në 2-0.

Futbollistët e Dritës me këtë fitore kanë bërë histori në futbollin e Kosovës duke qenë skuadra e parë që kualifikohet në raundin e tretë të Europa League./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.