FITORJA

Drita bën hap “gjigant” drejt titullit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Në javën e 28 të Superligës së Kosovës në futboll, në stadiumin “Zahir Pajaziti” është zhvilluar ndeshja në mes Llapit e Dritës, ku fitorja ju ka takuar “bardhekaltërve” të Dritës me rezultat 2:4.

Në një ndeshje mjaft interesante Drita ka arritur të shënon katër gola për të siguruar fitore tejet të vlefshme për titull të kampionit, njiherit ishte kjo fitorja e katërt e Dritës ndaj Llapit në këtë kampionat.

Ndeshja filloi çuditërisht, vendësit arrinë në minutën e 2-të në epërsi, Ahmed Jonuzi shënon pasi me herët portieri Maloku intervenon tejet dobët.

Dy minuta më vonë futbollistët e Dritës barazojnë në 1-1, autor i golit ishte Xhevdet Shabani i cili shënon pas gabimit të mbrojtjes së vendësve.

Në minutën e 30-të, Festim Alidema nga 16 metra shënon një gol të lehtë për skuadrën mysafire për të kaluar në epërsi në 1-2.

FIDANISHTJA

Ashtu si në fillim të ndeshjes, pas dy minuta vendësit barazojnë në 2-2, Jonuzi asiston gjerë te Edon Sadriu i cili nuk e pati vështirë të shënon në portën e zbrazët.

Në minutën e 69-të Xhevdet Shabani sjell skuadrën e tij në epërsi në 2-3 pas goditjes së saktë.

Futbollistët e Dritës shënojnë golin e qetësisë në minutën e 78-të, golashënues ishte Esosa Irogue Pritsley i cili shënon gol të lehtë në portën e zbrazët të portierit Giacoma Nava për të përmbyllë këtë ballafaqim me rezultat 2-4.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, deklaroi.
” I përgëzoj futbollistët, është vështirë të shënosh fitore në këtë fushë, pjesa e parë ishte e barabartë por ne arritëm të rikthejmë rezultatin duke shfrytëzuam lodhjen e kundërshtarit dhe arritëm tri pikë shumë të rëndësishme”.

Në javën e 29-të, Drita është udhëtuese në Mitrovicë për tu përballur me Trepcën’89./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.