UBT

Drita befason kampionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilanasit arritën të fitojnë 1:0 kundër skuadrës kampione të stinorit të kaluar, Llamkos Kosova.Ishte Alban Rexhepi ai i cili realizoi golin e kësaj fitoreje të Dritës, pas një gabimi të portierit vendas, Tahiri.

Skuadra e Dritës ka mposhtur 1:0 Llamkos Kosovën midis Vushtrrisë, teksa Prishtina e Bylbyl Sokolit fitoi 2:1 kundër Istogut.

Drita e ka filluar në mënyrën më të mirë stinorin e ri në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit arritën të fitojnë 1:0 kundër skuadrës kampione të stinorit të kaluar, Llamkos Kosova.

Uji Dea

Ishte Alban Rexhepi ai i cili realizoi golin e kësaj fitoreje të Dritës, pas një gabimi të portierit vendas, Tahiri.

Llamkosi e dominoi më pas sfidës, teksa pati edhe një penallti në favor para golit të mysafirëve, mirëpo nuk arriti ta konkretizoj. Gjithashtu, vlen të veçohet shtylla e Bashkim Shalës në pjesën e dytë.

Në anën tjetër, Bylbyl Sokoli e ka filluar me këmbë të mbarë aventurën te Prishtina. Bardhekaltrit triumfuan në kryeqytet 2:1 ndaj Istogut.

Elvis Gacaferri (ag) dhe Azem Ahmeti nga penalltia shënuan për këtë fitore të prishtinasve, teksa Mark Milicaj realizoi golin e vetëm të mysafirëve./express/