Mobi Casa

Drita befasohet nga Flamurtari

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në javën e dytë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, futbollistët e Flamurtarit kanë përgatitur surprizën duke e mposhtur kampionin aktual të Kosovës, Dritën me rezultat 3-1.

Njeherit Drita nuk kishte pësuar humbje që nga shtatori i vitit të kaluar por kësaj radhe “kuq e zinjët” e Flamurtarit, dëshmuan se në këtë kampionat është një skuadër krejtësisht tjetër.

Futbollistët e Dritës në minutën e 22-të, arrin në epërsi së pari Xhevdet Shabani harkon nga e djathta e më së miri me kokë shkëputet mbrojtësi Ervis Kaja i cili shënon nga 6-7 metra.

Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 47-të, Gentrit Dumani harkon nga thellësia me kokë nga 5 metra Veton Kabashi barazon 1-1.

Golin e epërsisë mysafirët nga Prishtina e arrijnë në minutën 79-të, së pari Viktor Kuka gabon e gabimin e Kukës e konkretizon Alban Shillova.

Eco Higjiena

Në minutat shtesë në atë 97-të, mysafirët e shënojnë kur Alban Shillova nga 18 metra gjenë këndin e poshtëm të portierit Edvan Bakaj i cili në ndeshjen e sotme u tregua mjaft i dobët.

Gjatë tërë ndeshjës të dy skuadrat kanë mundur të shënojnë nga pozitat ideale por ishin të pasaktë.

Trajneri i Dritës Bekim Isufi pas ndeshjes ka deklaruar
“Pësuam me gabimet tona ndërsa mysafirët me kundërsulme ishin më të organizuar dhe ja arritën qëllimin e tyre”.

Në javën e tretë Drita do të jetë mysafire e Lirisë në Prizren./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.