Drita barazon në ndeshjen e fundit të stinorit

Skuadra e Dritës ka përfunduar stinorin 2023/24 me një barazim 1:1 kundër Malishevës në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Ky stinor ishte një për t’u harruar për skuadrën “bardhekaltër.”
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Hazorllaj. Ndërsa, Drita arriti të barazojë në minutën e 53-të me golashënuesin Besnik Krasniqi.
Me këtë barazim, Drita përfundoi stinorin në pozitën e 3-të me 67 pikë, duke lënë pas një sezon me rezultate të përziera dhe duke shpresuar për një performancë më të mirë në sezonin e ardhshëm.