Drita barazon me Flamurtarin, Zuzaku ofron dorëheqje
Gjilan – Futbollistët e Dritës nuk arritën më tepër se një pik në ballafaqim me Flamurtarin, ndeshje e cila u zhvillua në Podujevë, me këto pikë të humbura skuadra e Dritës largohet nga kreu i tabelës së Superligës.
Për ndeshjen e zhvilluar tejet dobët trajneri i Dritës, Milaim Zuzaku, pas ndeshjes ka ofruar dorëheqje kryesisë së Dritës.
“Këto pikë të humbura janë tejet domethënëse, të mos konkretizohen rastet qindëpërqind kjo nuk do koment dhe unë me përgjegjësi të plot i ofroj dorëheqje kryesisë së Dritës kështu nuk mund të vazhdohet”.
Kastriot Rexha edhe pse shënoi golin e epërsisë për Dritën, sot ka mundur të shënon së paku edhe tre gola të tjerë por këtë nuk e arriti
ndërsa më i merituari në radhët e Flamurtarit për pikën e fituar ishte portieri Ramadani.
Në minutën e 12-të, Rexha shënon me kokë pas harkimit të Shabanit duke sjell në epërsi skuadrën e tij.
Rexha ka mundur të shënon edhe në minutën e 15 e 49-të, por gjuajtjet e tija i mbron portieri Ramadani.
Xhevdet Shabani ka mundur të shënon lehtësisht në minutën e 52-të, ishte i vetmuar por dështon.
Një gjë të tillë e bën edhe Leutrim Kryeziu në minutën e 80-të, kur dështon nga afërsia.
Futbollistët e Flamurtarit rastin e vetëm që e patën në këtë ballafaqim e konkretizojnë me gol, Krasniqi pas një pranimi nga Boshnjaku nga afërsia i sjell një pik skuadrës së tij.
Në javën e 15 skuadra e Dritës ballafaqohet me Lirinë në Gjilan./rajonipress/


