Drita assesi të këndellet
Gjilan – Skuadra e Dritës ka pësuar humbjen e tretë radhazi, në javën e 4-të, të Ipko Superliges së Kosovës në futboll, kësaj radhe skuadra e Dritës është mposhtur nga Llapi me rezultat 1-2.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi, në minutën e 10-të, nga një aksion shumë mirë i ndërtuar nga skuadra mysafire, Kelmendi gjen shumë bukur brenda zonës sulmuesin Fiton Hajdari, dhe me një goditje të saktë Hajdari sjell ekipin e tij në epërsi.
Në minutën e 37-të, Drita arriti të barazoj rezultatin nëpërmjet Bujar Shabanit, Shabani arriti të shfrytëzoi nje harkim nga ana e djathtë, duke sjellur gëzim tek Intelektualët.
Skuadra e Dritës, pati mundësi të kaloj në epërsi në pjesë të parë, por portieri mysafirë shpëtoi ekipin e tij, duke mbrojtur super goditjen e Xhevdet Shabanit nga gjuajtja e lirë.
Në pjesën e dytë, ishte një lojë shumë e shpejt, ku skuadra e Dritës kërkonte golin e fitores, por në minutën e 72-të, nga një kundërsulm i shpejt i mysafireve, Shend Kelmendi asiston për zëvendësuesin Alidema, dhe ky i fundit shënon për rezultatin 1-2.
Skuadra e Dritës në javën e ardhshme do të jetë mysafire e Feronikelit./rajonipress/


