ARKATANA

Drita arrin ta importoj një pikë të madhe nga Suhareka

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derbi javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll në mes Ballkanit dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të bardhë 0-0.

Drita me një pikë të importuar nga Suhareka ka arritur të ruaj kryesimin në tabelë, ndërsa edhe më tutje Ballkani e Prishtina e ndjekin këmba këmbës.

Në pjesën e parë vendësit patën dy gjysmë raste në minutën e 30 dhe 40, Gripshi gjuan por në dy rastet mbi portën e portierit Faton Malokut.

Gjysmë rasti shënimi kishte Xhevdet Shabani në minutën e 48, por topi përfundon mbi portën Luljanoviqit.

Në minutën e 79-të, Daku gjuan bukur topi po shkonte drejt portës por në momentin e fundit mbrojtësi Jamal eviton gol të sigurt.

Në minutën e 80-të, futbollistët vendas mbesin me 10 futbollist pasi nga loja përjashtohet Egzon Sinani.

UBT

Në minutat shtesë të ndeshjes dy skuadrat patën raste tejet të mira shënimi së pari Daku gjuan por topi evitohet në zonë.

Një minutë më vonë Haxhimusa ka mundur ta vulos fatin e këtij derbi, pasi gjuan bukur por në momentin e fundit portieri Luljanoviq shpëton gol të sigurt.

Trajneri i Ballkanit, Blendi Shkëmbi deklaroi.
“Ishte një lojë me ritëm të ulët, kjo ishte meritë e kundërshtarit pasi ata kishin ardhur për barazim dhe ja dolën, ndërsa ne nuk e zhvilluam lojën tonë”.

Ndërsa, trajneri i Dritës Ardian Nuhiu, pas ndeshjes ka theksuar.
“Ishte me rëndësi të mos pësojmë humbje, epilogu i ndeshjes është real”.

Pas 25 javësh Drita kryeson me 54 pikë e ndjekur nga Ballkani me 52 pikë.

Në javën e 26-të, Drita do të jetë nikoqirë i Drenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.