GRANDEMALL

Drita angazhohet për futboll cilësor

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Klubi Futbollistik Drita nga Gjilani uron titullin e kampionit të Kosovës KF. Prishtinës. Nënkryetari i bordit Besim Ismaili tha se ata që po investojnë në futboll edhe po triumfojnë.

“Para pak vitesh që lamë pas ka qenë pak më ndryshe: Ke investua, je organizua , por kot ka shkua, për fat të keq titullin tjetër kush e ka gëzua”. Kështu shprehet nënkryetari i bordit të KF “Drita” Besim Ismaili.

Ai thotë se me ardhjen e strukturës së re në FFK në krye me Fadil Vokrrin gjërat kanë filluar të marrin një kahe pozitive edhe pse kampionati që lamë pas ka pasur disa mangësi , por në përgjithësi gjërat kanë filluar të lëvizin në të mirë thotë Ismaili.

“Ne i bëjmë thirrje FFK-së që në kampionatin e radhës, të ketë rregulla strikte dhe të zbatohen me përpikëri, ne të gjithë jemi për futboll cilësor”.

FITORJA

Ismaili thotë se ish udhëheqësit e mëparshëm të FFK-së ishin ata që i shkelën djersën e djelmoshave dhe donatorëve tanë dhe gjitha të drejtat elementare të njeriut, ata që dhanë të gjithë pasurinë dhe që investuan për këtë sport nuk patën mundësi t’i gëzohen disa trofeve që i merituan!

“Kemi patur donator më shumë dhe numër më të madh të tifozëve nëpër shkallët e stadiumeve tona , por me padrejtësitë që bëheshin ikën shumica prej tyre, sot në këtë kohe stadiumin e Prishtinës nuk mund ta mbush asnjë ekip , atë e kanë bërë vetëm ekipet nga qyteti i futbollit Gjilani me tifozët e tyre të zjarrtë Intelektualët dhe Skifterat” ,tha Ismaili.

Sipas Ismailit qyteti i Gjilanit njihet në gjitha trojet shqiptare si kryeqytet i futbollit, derbi më i madh lokal shqiptar është KF.Drita & KF.Gjilani dhe që vlen të përmendet për rendësin e këtij derbi që zgjojnë interesim shumë të madh edhe në rajon, meritat për këtë primat e kanë ish presidenti i KF. Dritës i ndjeri Selami Osmani me stafin e tij që janë edhe sot aktualisht në KF.Drita , zoti Saqip Shala , Ismajl Rashiti, Sedat Pajaziti dhe tifozët tanë të dalluar Intelektualët më të zëshmit , më të organizuarit në rajon.

Sipas Ismailit duhet të merren vendime strikte , në qoftëse mendojmë të avancojmë futbollin Kosovar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.