Eko Higjiena

Dridhjet e fundit të Speciales

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj e këtë javë edhe kreu i PDK-së Kadri Veseli janë emrat e fundit të liderëve shtetërorë që iu bashkuan valës së individëve të cilët morën ftesë nga Prokuroria Speciale. Përpos tyre, dje ftesë mori edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci. Kësisoj vlerësohet se cak i radhës i Speciales mund të jetë presidenti Hashim Thaçi, i cili përmendet ekskluzivisht në raportin e senatorit Dick Marty, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pas ftesës që mori kryeministri në largim Ramush Haradinaj në korrik të këtij viti nga Prokuroria Speciale, edhe kryeparlamentari Kadri Veseli të enjten njoftoi se është ftuar për intervistim nga po ky organ. Ndonëse nuk tregoi cilësinë në të cilën është ftuar, Veseli deklaroi se më 4 dhjetor të këtij viti do të dalë para Prokurorisë për intervistim.

Eco Higjiena

Ndërkohë të premten (dje) radhës së intervistimeve iu shtua edhe kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili ishte njëri ndër komandantët e UÇK-së në Zonën e Drenasit. Lladrovci njoftoi se do të pranojë ftesën me qëllim që ta dëshmojë luftën e drejtë e të pastër të UÇK-së. “Valës së ftesave nga Dhomat e Specializuara iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata, as dijeni më shumë sesa shkruan në ftesë.

Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019. Kurrë në jetë as s’kam pasur hamendje, as s’kam dilemë për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore”, ka shkruar Lladrovci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.