ARKATANA

Dridhje e fortë e koalicionit

/ 2 minuta lexim
HW

Akuzat e shefit të PDK-së Kadri Veselit në drejtim të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, në kohën kur opozita po tenton ta rrëzojë Qeverinë, po shihen si tendencë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partnerët e koalicionit qeverisës po vazhdojnë goditjet ndaj njëri-tjetrit ende pa e përfunduar gjysmën e mandatit.

Ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është pro idesë që taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës të pezullohet, nëse do të ishte e nevojshme që t’i hapte rrugë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Mobi Casa

Përpos kësaj, Veseli e ka akuzuar partnerin e koalicionit, kryeministrin Ramush Haradinaj, se komunikimi i tij me Amerikën nuk po dallon me komunikimin që ka me Serbinë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Deklaratave të Veselit u është kundërpërgjigjur Haradinaj, duke u shprehur se përveç vendosjes së taksës ai kishte guxuar t’u thotë “Jo” të gjithë atyre që kishin bërë plane për ndarjen e Kosovës.

Këto përplasje njohësit e çështjeve politike i shohin si sinjale për rrëzim të Qeverisë nga ana e PDK-së dhe shkuarje të vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.