Hidromorava

Dridhet koalicioni, PDK gati për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova shpejt mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Të paktën këtë ide e ka dhënë nëpërmjet deklaratave publike shefi i ri i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, duke theksuar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

Në anën tjetër partneri i koalicionit të PDK-së në Qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës, insiston se ky është momenti më i keq për zgjedhje në Kosovë, me arsyetimin se për shkak të Speciales dhe arrestimeve që do të bëhen nga kjo e fundit mund të ketë krizë në vend. Sipas deputetit të LDK-së Adem Salihajt, nëse PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje, atëherë, siç thotë ai, këtë do ta bënte vetëm për “interesat e krimit”, por jo edhe për interesa të qytetarëve.

I shpejtë ka qenë reagimi i opozitës kosovare, e cila thënë se ajo deklaratë është vetëm sinjali i parë për zgjedhje të parakohshme.

GRANDEMALL

Në anën tjetër edhe analistët kosovarë kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme në këtë situatë do t’i konvenonin më së shumti partisë më të madhe në vend. Sipas tyre, aktualisht vetëm LDK-ja nuk është e interesuar për zgjedhje.

E PDK-së në zgjedhjet e parakohshme flitet se mund t’i ndihmojë edhe Behgjet Pacolli me partinë e tij (AKR). Megjithëse nga kjo parti nuk kanë preferuar të flasin për ndonjë koalicion parazgjedhor me PDK-në, ata kanë konfirmuar se përgatitjet për zgjedhje kanë filluar. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.