HW

Dridhet Gjeneva nga tupani, vallja e çiftelia shqiptare

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjenevë – Në këtë festival tradicional të muzikës në Gjenevë po prezantojnë këngët dhe vallet me veshje kombëtare të mbi 20 komunitete që jetojnë dhe veprojnë në Kantonin e Gjenevës. Në mesin e këtij mozaiku të valltarëve dhe muzikës botëror u prezantuan edhe këngëtarët shqiptare bashkë me valltaret me veshje kombëtar nga Shqipëria dhe Kosova.

Valltaret dhe valltaret e grupit të “Rini Kontakt” nga Gjeneva defiluan për dy ore rresht para mijëra vizitorëve duke vallëzuar e kënduar në shqip “Shotën” rrugëve të qytetit diplomatik Gjenevës të cilët krahas flamurit kombëtar mbanin edhe atë të shtetit më të ri në Evropë- Republikës së Kosovës, njofton “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Në Gjenevë ka filluar Festivali tradicional i këngës dhe valleve apo siç e quajnë këtu Festa e Muzikës së Gjenevës (“Fete de la musique a Geneve”) Koncertet muzikore, prezantimet dhe aktivitet tjera të festivalit po zhvillohet në qendër të Gjenevës, përkatësisht tek Parku Bastion në sheshin “Neuve” përballe Teatrit të qytetit ku po ndiqen nga mijëra pjesëmarrës.

Në këtë festival tradicional të muzikës në Gjenevë po prezantojnë këngët dhe vallet me veshje kombëtare të mbi 20 komunitete që jetojnë dhe veprojnë në Kantonin e Gjenevës.

Hidromorava

Në mesin e këtij mozaiku të valltarëve dhe muzikës botëror u prezantuan edhe këngëtarët shqiptare bashkë me valltaret me veshje kombëtar nga Shqipëria dhe Kosova. Valltaret dhe valltaret e grupit të “Rini Kontakt” nga Gjeneva defiluan për dy orë rresht para mijëra vizitorëve duke vallëzuar e kënduar në shqip “Shotën” rrugëve të qytetit diplomatik Gjenevës të cilët krahas flamurit kombëtar mbanin edhe atë të shtetit më të ri në Evropë- Republikës së Kosovës.

Dridhet Gjeneva nga tupani, vallja e çiftelia në ballë me flamur Kosove e Shqipërie për disa orë që koincidoi me zgjedhjet në Shqipëri, dukej sikur kremtohej fitorja e Shqipërisë Demokratike.

Me këngët dhe vallet e tyre bashkë me veshjet kombëtare prezantuan edhe popujt tjerë, pos asaj zvicerane edhe ato franceze, amerikane, braziliane, turke, italiane, portugeze, spanjolle, afrikane etj…

Në këtë eveniment kulturor prezantuesit shqiptare shkëlqyen dhe mirëpriten nga publiku me duartrokitje të gjata frenetike. Festivali i Muzikës në Gjenevë u përcoll edhe nga dhjetëra personalitete të larta të Zvicrës, Kantonit të Gjenevës dhe nga publiku botëror si dhe ai nga komuniteti shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia. Mali i Zi e Lugina e Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Gjenevë dhe Zvicër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.