UBT

Dreshaj: Qeveria e Kosovës ka dështuar në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media ka kritikuar qeverinë për dështim në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar.

Dreshaj tha se dështimet janë në diplomaci, prishja e raporteve me ShBA-të, përjashtimi i FSK-së nga “Defender 2023” dhe sanksionet.

Deputeti i AAK-së po ashtu tha se ka dështime në reformën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore.

Mobi Casa

Dreshaj e quajti shqetësuese edhe ikjen e të rinjve dhe profesionistëve të profileve të ndryshme, diskriminim të veteranëve etj.

Ai përmendi edhe çështjen e pensionistëve kontributdhënës.

“Dje votim kundër vendimit të GJK-së për pensioninstët kontributdhënës. Vazhdon diskriminimi i njëjtë me ligjin paraprak për skema pensionale. Pra, me këtë ligj për një ditë humbin 15 vjet kontribute” tha Dreshaj. /Telegrafi/