GRANDEMALL

Dreshaj kritikon MSh-në: Menaxhimi i pandemisë s’bëhet me fjalë, vaksinimi në masë ka dështuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Infektologu Shemsedin Dreshaj ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mosmenaxhimin e duhur të situatës me pandeminë.Deputeti i AAK-së, i tha Ekonomia Online se pandemia nuk menaxhohet me fjalë, por me vepra dhe se me mosveprimin është krijuar opinion në popullatë se virusi nuk ekziston, për çka edhe ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve.

Tutje, ai tha se dështim tjetër nga ana e Ministrisë është edhe mospromovimi i vaksinimit në masë, duke theksuar se testime po bëhen mjaftueshëm.“Pandemia nuk menaxhohet vetëm me fjalë, por menaxhohet me vepra. Ka kohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë masa që është dashtë me marrë lidhur me respektimin e distancës, mbajtjen e maskës. Nga ana e mosveprimit të tyre është krijuar opinion në popullatë që nuk ka virus dhe popullata e ka ndier veten shumë lirshëm”.“Pastaj kemi dështimin tjetër lidhur me promovimin vaksinimit në masë që nuk është duke ndodhur. Doza e tretë mbron ndaj Omicron. Edhe ata që kanë marrë virusin mbas dozës së dytë dhe të tretë realisht kanë manifestuar forma të lehta të virusit. Vaksina nuk të mbron nga infeksioni, por nga format e rënda të infeksionit dhe shpëton jetë. Kurrë nuk është mjaft”.“Testime ka dhe shkalla e pozitivitetin është shumë e lartë në opinion. Ka raste që po spitalizohen. Omicron po prekë më shumë moshat e reja”, tha Dreshaj.

FITORJA

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dy vdekje nga Covid-19 si nga 11 mijë e 144 testime të bëra dhe dy mijë e 707 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.