Eko Higjiena

Dreshaj i AAK-së paralajmëron radikalizim të veprimeve ndaj Qeverisë: Opozitarzimi intelektual nuk po shihet si efikas

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, deputetët e shumicës nuk janë duke i marrë parasysh propozimet e opozitës.

“Iniciativat që vijnë nga opozita, qofshin të mira apo të këqija po refuzohen. Zërat konstruktiv nga opozita duhet të dëgjohen dhe pozita të përfitojë nga këto ide”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se kjo është e dëmshme për demokracinë e Kosovës.

“Qeverie duhet të sillen pak më ndryshe. Ka shumë ligje që kërkojnë 2/3 e votave dhe LVV nuk i ka këto vota dhe do të duhen votat tona. Frikohem se nëse ne do të vendosim për bojkot, ligjet e rëndësishme nuk do të mund të miratohen dhe vendi do të futet në krizë parlamentare”.

FITORJA

Dreshaj ka thënë se opozita mund të ndërmerr veprime radikale, nëse nuk gjejnë hapësirë në Kuvend.

“Mund të ketë pengim të seancave të ndryshme, mospjesëmarrje fare në seanca e të ngjashme. Megjithatë unë preferojë një opozitarizëm intelektual, por deri më tani ky lloj opozitarzimi nuk po shihet si efikas”.

Tutje ai ka thënë se në LVV numri i deputetëve aktiv ka filluar të zvogëlohet dhe kjo po shihet dhe nëpër seanca.

Dreshaj ka vlerësuar se mund të këtë deputetë që nuk janë të kënaqur me pozicionin e tyre brenda LVV-së./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.