Drenushë Maloku Bejtullahu: Zëri i afërsisë, komunikimit dhe përfaqësimit dinjitoz
Gjilan – Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Drenushë Maloku Bejtullahu, po vazhdon takimet intensive me qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës, duke u shndërruar në një nga figurat më aktive dhe më komunikuese të fushatës zgjedhore.
Në një kohë kur qytetarët kërkojnë më shumë besueshmëri, integritet dhe përfaqësim të denjë në politikë, emri i Drenushë Maloku Bejtullahut po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje dhe respekt në Gjilan dhe Anamoravë. E njohur për afërsinë me qytetarët, komunikimin e hapur, profesionalizmin dhe kulturën e debatit publik, ajo ka arritur të ndërtojë autoritet qytetar jo përmes retorikës politike, por përmes punës, angazhimit dhe prezencës së vazhdueshme në mesin e njerëzve.
Me përgatitje të lartë akademike, përvojë ndërkombëtare dhe një vizion të qartë për zhvillimin e rajonit, Drenushë Maloku Bejtullahu po shihet nga shumë qytetarë si një prej zërave më autentikë të gjeneratës së re politike, një kandidate që përfaqëson vlerat e meritokracisë, përgjegjësisë dhe shpresës për një përfaqësim më dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.
Me një qasje të afërt me qytetarët, energji pozitive dhe angazhim të vazhdueshëm në terren, Maloku Bejtullahu po fiton mbështetje të konsiderueshme nga votues të grupmoshave të ndryshme. Mbështetësit e saj vlerësojnë profesionalizmin, qasjen e hapur dhe gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet reale të qytetarëve, duke e konsideruar atë një zë të ri dhe përfaqësues të denjë të Gjilanit në institucionet qendrore.
Në një mesazh falënderues drejtuar qytetarëve, ajo shprehu mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen që po merr gjatë fushatës.
“Çdo shtrëngim duarsh, çdo fjalë e mirë dhe çdo mbështetje që po ma jepni ka vlerë të jashtëzakonshme për mua. Ju falënderoj sinqerisht për respektin dhe besimin tuaj. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin”, ka deklaruar Maloku Bejtullahu.
Njohës të zhvillimeve politike në Gjilan vlerësojnë se kandidatja ka arritur të krijojë komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke ndërtuar një profil politik të bazuar në afërsi, sinqeritet dhe përgatitje profesionale. Përkrahësit e saj theksojnë se ajo përfaqëson një gjeneratë të re politikanësh që synojnë ta lidhin politikën me përgjegjësinë, transparencën dhe zhvillimin.
Optimiste për rezultatin zgjedhor, Drenushë Maloku Bejtullahu vazhdon fushatën me bindjen se mbështetja e qytetarëve do të përkthehet në një mandat parlamentar, përmes të cilit synon të jetë zë i fuqishëm i Gjilanit, Anamoravës, rinisë dhe grave në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka theksuar se prioritetet e saj do të jenë zhvillimi ekonomik, fuqizimi i të rinjve, përmirësimi i arsimit dhe krijimi i më shumë mundësive për qytetarët e rajonit që përfaqëson./rajonipress/


