FIDANISHTJA

Drenushë Maloku Bejtullahu: Koha për përfaqësim dinjitoz dhe vendime që i shërbejnë qytetarit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Me energji të re, vizion të qartë dhe përkushtim institucional, kandidatja për deputete Drenushë Maloku Bejtullahu ka shprehur gatishmërinë e saj për të sjellë një qasje ndryshe në politikë, të bazuar në përgjegjësi, profesionalizëm dhe zgjidhje konkrete për qytetarët.

Drenusha thotë se do të jem zëri dhe veshi i çdo kërkese që buron nga baza dhe nga qytetarët e Anamoravës, duke e kthyer besimin e tyre në angazhim konkret institucional. Me përgjegjësi të plotë do të loboj për çdo projekt madhor që ndikon në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e gruas dhe rinisë, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës, me synimin që Anamorava të marrë vëmendjen dhe mbështetjen që meriton në nivel qendror.

Ajo thekson se hyrja në garën për Kuvendin e Republikës së Kosovës përfaqëson jo vetëm një sfidë personale dhe profesionale, por mbi të gjitha një mision për të qenë zë i denjë i qytetarëve të Anamoravës dhe i të gjithë atyre që kërkojnë vendimmarrje të drejtë, transparente dhe funksionale.

“Jam shumë e lumtur që më është dhënë mundësia të jap kontributin tim me të gjitha kapacitetet, në mënyrë që Kosova të ketë përpara zgjidhje për problemet e shumta dhe vendime të drejta e të rregullta. Jam shumë entuziaste dhe e gatshme që për herë të parë në karrierën time të përfaqësoj qytetarët e Anamoravës dhe jo vetëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Fundamenti

Në frymën e unitetit dhe mobilizimit politik, ajo ka përcjellë edhe mesazhin se lidhja me qytetarët mbetet forca kryesore e angazhimit të saj politik, duke theksuar se “Lidhja është e gjallë – LDK është bashkë”.

🗳️ Drenushë Maloku Bejtullahu – #103

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.