Drenica thellon krizën e Dritës
Gjilan – Në javën e 22-të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra udhëtuese Drenica nga Skenderaji me plot meritë mposhti Dritën me rezultat 1-0.
Një kohë të gjatë futbollistët e Dritës nuk kanë treguar lojë më të plogësht se në këtë ballafaqim, gjatë 90 minutave nuk kanë arritur asnjëherë të gjuajnë në portën mysafire.
Gjatë 90 minutave u tregua lojë e plogësht nga dy skuadrat kryesisht ndeshja u zhvillua në gjysmë fushë duke mos krijuar asnjë rast shënimi.
Futbollistët e Dritës vetëm në minutën e 10-të nga një gjysmë rasti tentuan të rrezikojnë portën e portierit mysafir Arion Ymeri i cili në takimin e sotëm ishte tërësisht i papunë, në këtë gjysmë rast Arlind Shaqiri ngatërrohet me top duke lëshuar këtë rast të shkojë huq.
Kur të gjithë në stadium menduan se ky ballafaqim do të përfundoj me rezultat të bardhë, në skenë del mbrojtja e Dritës e cila gabon e këtë më së miri e shfrytëzon në minutën e 85 Granit Arifi, i cili shmangë dy futbollist mbrojtës dhe nga 10 metra gjenë këndin e poshtëm të portës së Dritës, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë shumë të vlefshme në renditjen tabelare.
Trajneri i Dritës Sedat Pajaziti pas ndeshjes deklaroi:” E kemi ditur se është një ndeshje e vështirë, duke ditur rëndësinë e pikëve bëmë një gabim në mbrojtje dhe kjo na kushtoi me tri pikë tejet të vlefshme”.
Homologu i Pajazitit, trajneri i Drenicës Fadil Rama theksoi,” Për këtë ndeshje jemi përgatitur gjatë tërë javës, e pritëm momentin tonë e këtë e shfrytëzuam më së miri me këto tri pikë ndihemi më të qetë, ndërsa Dritën e falënderojë për mikpritje duke i dëshiruar suksese në ndeshjet e ardhshme”.
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues- rreth 600
Gjyqtar- Tahiri, Muhadri, Berisha, Nuza.
Kartona të verdhë- Baxhuku (Drita), Bejta, Thaqi (Drenica)
Golashënues – Arifi (85′)
DRITA – DRENICA 0-1 (0-0)
DRITA -Halimi, Baxuku, Hashani, Haliti, Tusuni, Sejdiu(Berisha), Ajdari, Kastrati, Shaqiri(Ramadani).
Shabani, Murati(Shillova)
DRENICA- Ymeri, Rexhaj, Bejta, Syla, Geci, Thaqi, Maloku, Sh, Lushtaku(Osmani), Uka(Mehmeti),
Tahiri(F.Lushatku), Arifaj./rajonipress/


