ARKATANA

Drenica kërkon hise në PDK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) edhe zyrtarisht ka hapur garën për kryetar, para konventës partiake që do të mbahet më 7 maj 2016. Kjo gjë është bërë zyrtare në mbledhjen e Këshillit Drejtues, në të cilën edhe janë bërë një mori propozimesh.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” brenda Këshillit Drejtues, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka propozuar që në kryesinë e ardhshme të PDK-së, një përfaqësues të jetë nga Drenica, e po ashtu nga ky rajon të jetë edhe një ministër në Qeverinë e Kosovës, pas kalimit të Hashim Thaçit në Presidencë.

Uji Dea

“Propozoj që në kryesinë e ardhshme duhet të kemi një nënkryetar nga Drenica dhe së paku një ministër. Duhet të sillemi si pronar të së vërtetës. Nëse duhet të kemi një demokraci, ta bëjmë në PDK, nëse duhet ta refuzojmë, ta bëjmë ne si PDK”, ka thënë Kuçi, sipas këtij burimi.

Po ashtu sipas burimit brenda KD të PDK-së, deputeti Nait Hasani ka kërkuar që të kihet me shumë kujdes nga Gjykata Speciale, sepse do të jetë e rëndë për PDK-në. “Duhet kujdes i madh sepse Gjykata Speciale ka me qenë e rëndë për PDK-në. Ministrat janë familjarizuar me vendet e punës dhe i kanë harru votuesit”, ka thënë Hasani, sipas këtij burimi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.