Eko Higjiena

Drenica i shkakton humbjen më të thellë Vllaznisë në Superligë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollistët e Drenicës është dashur 29 javë ti tejkalojnë për të shënuar fitoren më bindëse në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Vllazninë e Pozheranit me rezultat të thellë 6-2.

Serinë e golave në këtë përballje e hapi Denis Peposhi në minutën e 33-të, i cili nga afërsia mposht Gashin e Vllaznisë.

Në minutën e fundit, Kreshnik Uka, gjuan furishëm por Gashi i mysafireve shpëton portën e tij.

Në pjesën e dytë, u shënuan plot 7 gola, festivalin e golave e hap në pjesën e dytë në minutën 52-të, Tahiri i cili me gjuajtje precize shënon për 2-0.

Në minutën e 58-të, Dukagjin Gashi nga 20 metra shënon duke ngrit epërsinë në 3-0.

Mobi Casa

Në minutën e 64-të, pas asistimit të Hamitit, Peposhi edhe njëherë gjen rrjetën e Gashit për 4-0.

Në minutën e 70-tv, futbollisti i cili po sa hyn në lojë Osmani shënon duke ngrit epërsinë në 5-0.

Futbollistët e Vllaznisë arrin të shënojnë në minutën e 72-të, nga futbollisti i talentuar Ardian Terziu i cili u inkuadrua në pjesën e dytë për 5-1.

Sulmuesi i Drenicës, Genc Hamiti, në minutën e 85-të ngrit epërsinë në 6-1.
Ndërsa tre minuta para përfundimit të kësaj ndeshje jo të barabartë, Almedin Murati i Vllaznisë shënon për 6-2.

Skuadra e Vllaznis edhe më tutje pozicionohet në fund të tabelës me 14 pikë, në javën e 30-të, Vllaznia është nikoqire e Vëllaznimit të Gjakovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.