UBT

Drejtuesit e Kllokotit nën llupën e Prokurorisë, dyshohen për punësime familjare

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit ka autorizuar hetuesit e policisë së Kosovës që të fillojnë me hetime ndaj zyrtarëve të komunës së Kllokotit, kryetarit të saj Bozhidar Dejanoviq, si dhe kryesuesit të Kllokotit, Zharko Dejanoviq, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Mobi Casa

“Dyshohet se personat e lartcekur kanë punësuar familjarët e tyre në Komunën e Kllokotit, dhe se të njëjtit nuk paraqiten në punë, dhe disa nga ata jetojnë jashtë Kosovës”, thuhet në autorizimin e departamentit për krime të rënda në Prokurorinë e Gjilanit./rajonipress/