Eko Higjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan nderon policët e rënë në detyrë me vizitë tek familjet e tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në shënim të ditës së policëve të rënë në detyrë, zëvendësdrejtori rajonal i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Nënkolonel Remzi Azemi, së bashku me stafin udhëheqës të Drejtorisë, komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, si dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, kanë realizuar një sërë vizitash tek familjet e policëve që kanë rënë në krye të detyrës.

Me këtë rast është shprehur respekti i thellë, nderimi dhe mirënjohja e pakushtëzuar për sakrificën e dhënë nga këta zyrtarë policorë në shërbim të ligjit, rendit, qetësisë dhe sigurisë së qytetarëve.

Në kuadër të vizitave, është nderuar edhe familja e policitë Lazim Rexhepi, polici i parë i rënë në detyrë në Republikën e Kosovës, duke vendosur lule tek pllaka përkujtimore, në shenjë respekti dhe përkujtimi të përhershëm për veprën dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm.

Mobi Casa

Policia e Kosovës qëndron gjithmonë pranë familjeve të policëve të rënë, duke vlerësuar dhe respektuar lartë dhe me nder për të gjithë ata që dhanë jetën për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shoqëri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.