UBT

Drejtoria e zhvillimit ekonomik me agjendë të ngjeshur për ditën e mësuesit dhe ditën e gruas

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fton të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit të jenë e pjesë e këtij panairi ku do te shohin për së afërmi produktet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse të Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e Enver Shabanit drejtor i zhvillimit ekonomik.

Njoftimi i plotë:

ARKATANA

Për nder të festave të 7 Marsit-Dita e Mësuesit dhe 8 Marsit – Dita e Gruas| Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” ne sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” organizon panairin tradicional me moton “Nënat Tona”.

Panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Gjilanit.
Ky panairi do të jetë dy ditor, i cili do të jetë i hapur me datat 7-8 Mars në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fton të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit të jenë e pjesë e këtij panairi ku do te shohin për së afërmi produktet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse të Komunës së Gjilanit.
Urime Dita Ndërkombëtare e Grave-8 Marsi !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.