Uji Dea

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Viti po punon në sanimin e dëmeve nga vërshimet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Për shkak të dëmeve që janë shkaktuar në argjinaturat e Lumit Morava, përroskave tjera dhe përgjatë disa rrugëve të komunës së Vitisë, Drejtoria e Shërbimeve Publike, po vazhdon punimet në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit.

Uji Dea

Sot është duke u punuar përgjatë rrugës së re Drobesh-Viti , ndërkohë sipas drejtorit të Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, është punuar edhe në rrugën Viti – Pozheran, konkretisht në hyrje të këtij fshati tek vendi i quajtur te “Ura e Kurteshit” , ku shpesh ndodhë grumbullimi i sasisë së ujit, që ka rezultuar edhe me bllokim të rrugës./rajonipress/