Fundamenti

Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan vazhdon me punën e saj të rregullt në garantimin e një modeli të ri të punës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan po vazhdon me punën e saj të rregullt në garantimin e një modeli dhe standardi të ri të punës.

Drejtoresha e Inspeksionit, Entela Hyseni, ka bërë të ditur se javën që kaloi, kanë proceduar me hartimin e procesverbaleve për objektet pa leje ndërtimi, inspektimin sipas kërkesave në vend-punishte dhe vizitat aty ku janë ndërprerë punimet më parë.

UBT

Ajo tha se kanë zhvilluar kontrolle rutinore në qendër dhe zonat periferike të qytetit.

“Kemi konstatuar në zona të ndryshme, fillime të punimeve ndërtimore, pa u pajisur me lejen e posaçme nga organet kompetente. Mosrespektimi i urdhrit të Inspeksionit, paraqet shkelje të ligjit dhe ndëshkimet do të bëhen në bazë të ligjit 041 L-110 dhe 041 L-175 të MMPH. Në total, kemi marrë 15 kërkesa për fillimin e punimeve në lokacione të ndryshme, si dhe 10 kërkesa për ndërtim, ku punimet janë aktualisht të ndalura. Vazhdojmë në sigurimin e mbarëvajtjes së punës dhe koordinimit me të gjitha institucionet dhe aktorët përkatës”, ka thënë drejtoresha e Inspeksionit në Gjilan, Entela Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.