UBT

Drejtoria e Bujqësisë subvencionon fermerët me 250 shtëpiza bletësh

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë sot 250 shtëpiza bletësh trekatëshe, ku përfitues kanë qenë 104 bletarë.

Me këtë rast, drejtori Bujqësisë Ramiz Ramadani, tha se ky është një subvencion simbolik, por do t’i ndihmojë fermerët për ta zhvilluar këtë veprimtari, duke theksuar se në të ardhmen subvencionet e kësaj natyre do të jetë shumëfish më të mëdha.

“Kjo është një ndihmë simbolike, mirëpo kemi vlerësuar se pjesa e cila mbetet e pa mbuluar nga Ministria e Bujqësisë, të trajtohet nga Drejtoria e Bujqësisë, pra ata që i kanë 1 deri 29 shoqëri bletësh i kemi trajtuar. Vlera e këtij projekti është 9600 euro, kjo është mundësia jonë kësaj radhe, duke shpresuar që lerave të tjera të jetë shumëfish më i madh”, tha Ramadani.

Ai tha se po bëhet përpjekje që mos ta shohim këtë veprimtari thjeshtë si një përfitim familjar, por t’i japim karakterin e biznesit, për t’u marrë me këtë punë edhe të rinjtë, gratë, e të moshuarit.

Uji Dea

Para se t’u shpërndahen shtëpizat e bletëve, është mbajtur edhe një seancë trajnuese për fermerët nga ekspertët e Drejtorisë së Bujqësisë, për t’i dhënë atyre njohuri shtesë për të pasur sukses më të madh në veprimtari.

Vlerësohet se Gjilani ka resurse shumë të mira natyrore për t’u marrë me mbarështimin e bletëve, ka kullosa të begatshme me florë të pasur me shumëllojshmëri që paraqet një potencial të mirë ushqyes.

Komuna numëron 155 bletarë me 2074 shoqëri dhe me këto kapacitete nevojat e konsumatorëve plotësohen vetëm 20 për qind./rajonipress/