Drejtoria e bujqësisë organizon manifestimin “Fermeri i vitit 2013”

Gjilan – Këtë fund viti, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, po e përmbyll me manifestimin e quajtur “Fermeri i Vitit 2013”.
Ky manifestim, që është organizuar edhe vitin e kaluar, e që pretendojmë të jetë tradicional, ka për qëllim sensibilizimin e fermerëve, por edhe të opinionit në përgjithësi, për të arriturat e fermerëve në fushën e prodhimtarisë bujqësore si dhe për të arriturat në industrinë ushqimore të komunës sonë.
Nazmi Rapuca tha se e këtë rast, përveç një raporti të shkurtë, për punën e vitit që po e lëmë pas dhe planeve për vitin e ardhshëm nga drejtoria për bujqësi, do të bëhet edhe një ekspozitë e produkteve ushqimore të prodhuesve tanë; pastaj do të jepen mirënjohje për 10 fermerët e dalluar të këtij viti dhe për të gjithë ata që me këtë rast, kanë ekspozuar produktet e tyre ushqimore dhe që janë meritor për zhvillimin ekonomik të komunës sonë.
Me këtë rast, falë një donacioni nga ProCreditBank, dhënë Drejtorisë për Bujqësi, përveç mirënjohjeve 10 fermerët e dalluar, në prodhimtarinë bujqësore për vitin 2013, do të shpërblehen edhe me nga 100€ tha Rapuca./rajonipress/